Bashkohu me ne

Hapni qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve në vendin tuaj

Deri vonë mundësia e vetme që komunat t'i zgjerojnë shërbimet e tyre në fushën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve ishte hapja e një çerdheje për fëmijë, por në shumë vende kjo nuk është e mundur. Një numër i madh i komunave nuk kanë mjete që të hapin çerdhe për fëmijë me vëllim të plotë të shërbimeve, ndërsa shumica e prindërve në ato komuna nuk mund t'ia lejojnë vetes t'i paguajnë kompensimet mujore. Përveç kësaj, në shumë vende një gjë e tillë edhe nuk është e nevojshme, sepse thjesht nuk ekziston nevoja për kujdes gjithëditor të të gjithë fëmijëve. Për fëmijët kujdesen prindërit e tyre, tutorët ose përkëdhelësit/kujdestarët e tjerë, siç janë gjyshet/gjyshërit ose mëndeshat.

Megjithatë, programet cilësore dhe mirë të organizuara për zhvillim të hershëm të fëmijëve kontribuojnë për themele të forta për jetën e ardhshme të fëmijës. Fëmijët që marrin pjesë në këso programe shumë shpesh arrijnë sukses më të mirë në shkollë dhe në jetë, ndërsa prindërit përvetësojnë më shumë dituri se si ta nxisin zhvillimin e fëmijëve të tyre në shtëpi.

Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve që i mbështet UNICEF-i paraqesin alternativë të vlefshme për realizimin e programeve cilësore për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Ato janë më adekuate për vende në të cilat vështirë do të krijoheshin kushte për hapjen e çerdhes për fëmijë, siç janë, për shembull, vendet rurale dhe bashkësitë e margjinalizuara. Fëmijët vizitojnë program të organizuar për mësim nga disa orë në ditë, ndërsa prindërit përfitojnë qasje në programet arsimore për të punuar me fëmijët në shtëpi. Programi që ofrohet përmes qendrave është bazuar në standardet për mësim dhe zhvillim në moshën e hershme, të cilat i përkrah UNICEF-i. Secili denarë i dhuruar në këtë iniciativë ndihmon në përmirësimin dhe zhvillimin e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç. Një nga mënyrat e arritjes së kësaj është bashkëpunimi me komunat për hapjen e qendrave të reja për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

Që të hapet një qendër e re për zhvillim të hershëm të fëmijëve në vendin tuaj, komuna duhet të paraqitet për të marrë pjesë në programin e UNICEF-it. Aty mund të paraqiten të gjitha komunat, ndërsa përparësi do t'u jepet atyre ku ka më shumë nevojë – bashkësive rurale dhe atyre të margjinalizuara.

Komunat duhet ta marrin përsipër:

  • të sigurojnë hapësirë (ndërtesë) për qendrën;
  • të punësojnë edukator dhe
  • t'i mbulojnë shpenzimet rrjedhëse për punën e qendrës.

Me mjetet e mbledhura përmes kësaj iniciative UNICEF-i:

  • do t'i mbulojë shpenzimet për rregullimet më të vogla ose për përshtatjen e hapësirës;
  • do ta pajisë qendrën me mobilie;
  • do ta pajisë qendrën me lodra, materiale dhe pajisje për mësim;
  • do t'i trajnojë edukatorët për realizimin e metodave më bashkëkohore për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

Komuna që dëshirojnë të paraqiten, duhet të drejtohen në Zyrën e UNICEF-it në Shkup. Tel: (02) 3231150 ose në postën elektronike skopje@unicef.org.

#

 

Informohuni se në çfarë mënyrash mund të na bashkoheni