Domenet zhvillimore

Zhvillimi dhe mësimi te fëmijët e vegjël zhvillohen në pesë fusha, të cilat në gjuhën profesionale quhen domene zhvillimore: 


Të gjitha domenet zhvillohen në mënyrë paralele, por në moshë të ndryshme disa janë më intensive, e disa më pak. Kur fëmija ende është foshnje gjiri, më aktive janë disa domene, kur është fëmijë i vogël – të tjerat, e kur është në moshën e vajtjes në shkollë – disa të tjera. Disa vijnë në shprehje më herët, e  disa më vonë. 

Menjëherë pas ditëlindjes së parë, më intensiv është zhvillimi motorik – fëmija fillon gjithnjë e më shumë të lëvizë, të ecë. Më vonë, ky tip i zhvillimit fillon të pushojë dhe ia lë vendin zhvillimit mendor ose, thënë me gjuhë profesionale, zhvillimit kognitiv, i cili vjen në shprehje pas ditëlindjes së dytë.

Njohja e fushave në të cilat bëhet zhvillimi i fëmijës, si tërësi ose veçmas, është e rëndësishme për secilin që është i inkuadruar në kujdesin dhe mësimin e hershëm të fëmijëve të vegjël. 


Këto arritje dhe njohuri shkencore dhe gjithçka që buron prej tyre janë përvoja shumë të rëndësishme për zhvillimin profesional [linktoProfesionalenrazvoj] të të punësuarve në kopshtet e fëmijëve dhe në të gjitha institucionet që përfshijnë punë me fëmijë të vegjël.