Gjithçka për zhvillimin e fëmijës tim

Periudha nga lindja e deri në kohën kur fëmijët shkojnë në shkollë është periudhë kur fëmijët e vegjël rriten dhe zhvillohen shpejt dhe në masë të madhe në të gjitha fushat e zhvillimit fëmijëror ose, thënë profesionalisht, në të gjitha domenet zhvillimore [linktoRazvojnidomeni]. Të qenit prind nuk nënkupton që fëmijëve t’u sigurohet vetëm mjedis i sigurt për t’u rritur, ushqim i mirë dhe mbrojtje nga sëmundjet. Kjo, njëherazi, nënkupton edhe një proces në të cilin prindërit mësohen të kuptojnë se si fëmijët e tyre zhvillohen derisa janë të vegjël, që të mund t’u ndihmojnë dhe me kohë ta nxisin zhvillimin e tyre.

Në këto faqe do të gjeni informacione për atë se si rrjedhë zhvillimi i zakonshëm i fëmijëve të vegjël dhe për atë se çka do të mund të prisnin fëmijët nga fazat vijuese të zhvillimit të fëmijëve [linkto]. Në to do të gjeni edhe këshilla se si dhe në çfarë mënyre do t’i përmbushni nevojat zhvillimore të fëmijëve, si ta nxisni zhvillimin e gjuhës dhe aftësinë e fëmijëve për bisedë ose, thënë ndryshe, shkathtësitë komunikuese, si të ballafaqohen ata më lehtë me ndjenjat e tyre dhe të krijojnë marrëdhënie më të thjeshta me mjedisi e tyre, duke filluar që nga lindja e tyre.

Në materialet e ofruara interaktive [linkto…], broshurat për prindër [linkto…] dhe publikimet [linkto…], të përgatitura nga UNICEF-i, do të zbuloni se sa është frymëzuese dhe sa është proces i mrekullueshëm zhvillimi i hershëm i fëmijëve.

Prindërit kanë nevojë për informacione që do t’u ndihmojnë atyre që ta kuptojnë se si zhvillohen fëmijët dhe, që prindi të jetë prind i përgjegjshëm, ai duhet t’i dijë karakteristikat elementare zhvillimore [linkto…] të fëmijëve të vegjël. Ata duhet t’i dallojnë ndjenjat dhe nevojat e tyre për shoqërim dhe njohje të mjedisit, që të mund ta dallojnë sjelljen e tyre sociale dhe emocionale [linkto…]. Shpeshherë interpretimi i gabuar i sjelljes së fëmijëve tanë mund të na sjellë në procedurë ose zgjidhje që nuk do të jetë adekuate për atë që ata e ndjejnë. Njohja e mirë e karakteristikave themelore të zhvillimit të hershëm intelektual u ndihmon prindërve që të jenë më realë në të priturat e tyre për atë se çka duhet të dinë fëmijët e tyre në një moshë të caktuar.

Zhvillimi i hershëm i fëmijës është udhëtim, e jo garë. Asnjëherë mos i shpejtoni fëmijët të bëjnë diçka për të cilën nuk janë të përgatitur. Po ashtu duhet të kemi kujdes që ta ushqejmë kureshtjen e tyre të mos i pengojmë kur duan të mësojnë gjëra të reja. Por, gjatë këtij udhëtimi nevojiten edhe udhërrëfyes të mirë. Ata udhërrëfyes rëndom i përcaktojnë prindërit dhe të gjithë që kujdesen drejtpërdrejt për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël. Ndonjëherë është vështirë që udhërrëfyesit e vërtetë të vendosen në vendin e duhur, por është mirë kur e dini se nuk jeni të vetmuar në atë.