Ndërmarrjet

Hulumtimet ndërkombëtare kanë dëshmuar se investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve është strategjia më e mirë për nxitjen e inkluzionit social (dobitë janë më të mëdha te fëmijët e grupeve të rrezikuara) dhe për zhvillimin e kapitalit njerëzor (fëmijët që ndjekin ndonjë lloj të zhvillimit të hershëm të fëmijës regjistrohen me kohë në shkollë, kanë sukses më të mirë dhe mundësi më të mira për punësim).

Megjithatë te ne vetëm një nga pesë fëmijët ndjek arsim formal parashkollor dhe disa prindër nuk e kuptojnë rëndësinë e zhvillimit holisitik të fëmijëve të tyre dhe nuk dinë ta nxisin atë. Për fat të keq, duke e pasur parasysh mënyrën se si është vendosur sistemi – vetëm në 43 prej të gjitha komunave ka çerdhe për fëmijë dhe 90% janë në mjedise urbane, rëndom në Shkup, fëmijët që kanë më shumti nevojë për arsim parashkollor janë pikërisht ata që nuk kanë qasje në të.

Dëshirojmë që me ndihmën tuaj ta zhvendosim këtë jaz dhe të ofrojmë mundësi për më shumë fëmijë dhe prindër.

Bashkohuni me ne në Fondacionin T-Mobile për Maqedoninë dhe përkraheni programin e UNICEF-it për zhvillim të hershëm të fëmijëve, duke "adoptuar" qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve; do t'ia dhuroni UNICEF-it për mbulimin e shpenzimeve për hapjen e qendrës së re.

Çka fiton ndërmarrja juaj

  • Përfitime tatimore: Donacionet në para pajisje ose prodhime për mbështetjen e programeve të UNICEF-it në vend konsiderohen çështje të interesit publik / mund të shqyrtohet se a i përmbushin kushtet për t'i konsideruar si veprimtari e interesit publik; rrjedhimisht, ndërmarrjet mund të kërkojnë lehtësime tatimore siç është shpjeguar në Ligjin e donacioneve dhe sponsorizimeve. Informohuni më shumë për mënyrën e marrjes së përfitimeve tatimore.
  • Mundësi që ta dëshmoni përgjegjësinë tuaj kooperuese shoqërore: Me "adoptimin" e qendrës për zhvillim të hershëm të fëmijëve ju dëshmoni se ndërmarrja juaj kujdeset jo vetëm për përfitimet e sotme, por edhe për bashkësinë dhe banorët e saj, sot dhe në të ardhmen.
  • Publikun: UNICEF-i do ta promovojë ndërmarrjen tuaj si partner në njoftimet për të qendrave që do t'i adoptoni. Logoja e ndërmarrjes suaj do të vendoset në si edhe në këtë ueb-faqe.
  • Kënaqësia e të punësuarve: të punësuarit tuaj jo vetëm që do të kenë fëmijë në moshën parashkollore, por edhe të gjithë të tjerët do të motivohen veçmas me atë që ndërmarrja në të cilën ata punojnë kontribuon për përmirësimin e jetës së fëmijëve.

Si do të përdoren donacionet tuaja

Qendrat e reja për zhvillim të hershëm të fëmijëve do të hapen në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale (komunale), të cilat sigurojnë hapësirë (ndërtesë) për qendrën, që punësojnë edukator dhe i mbulojnë shpenzimet rrjedhëse. Kur të adoptoni qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve, donacioni juaj do të përdoret që:

  • të mbulohen shpenzimet për rregullimet dhe përshtatjet më të vogla të hapësirës
  • qendra të pajisjet me mobilie
  • qendra të pajiset me lodra edukative, materiale dhe pajisje për mësim.

Mënyrat e tjera me të cilat ndërmarrjet mund të ndihmojnë

  • Donacione në para me shumë më të vogël për projektin e UNICEF-it për zhvillim të hershëm të fëmijëve
  • Organizimi i aktivitetit për dhurim nga të punësuarit për mbështetjen e iniciativës.
  • Donacione në mallra ose shërbime për lodrat e nevojshme edukative, materialet për mësim (letra, lapsa, ngjyra, fllomasterë, baltë për forma – plastelinë etj.), mobilie, pajisje ose shërbime shtypi.
  • Si ndërmarrje me orientim familjar mund të hapni qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve në/pranë zyrat/zyrave e/të punës, për fëmijët e të punësuarve ose të klientëve tuaj.

Punojmë me më të mirët

UNICEF-i, njësoj si ju, dëshiron të punojë me më të mirët dhe të arrijë rezultate më të mira. Prandaj UNICEF-i lidh kontrata vetëm me ndërmarrjet që i kanë vlerat e njëjta, pa marrë parasysh madhësinë e tyre. UNICEF-i nuk lidh marrëveshje me: ndërmarrje që merren me armë dhe armatim, me prodhime alkoolike ose të duhanit; me ndërmarrja që i thyejnë sanksionet e OKB-së; me prodhues të qumështit zëvendësues për fëmijët në gji, të cilët kanë praktika marketingu në kundërshtim me Kodin ndërkombëtar të marketingut të qumështit zëvendësues për fëmijët në gji;me ndërmarrjet e përziera në pornografi, si dhe në praktika eksploatuese dhe/ose korruptuese; me ndërmarrje për të cilat është dëshmuar se i thyejnë ligjet për mbrojtjen e mjedisit.

Si të dhurohet?

Ndërmarrjet që dëshirojnë të adoptojnë qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve ose të ndihmojnë në forma të tjera duhet t'i drejtohen Zyrës së UNICEF-it në Shkup në tel. (02) 3231150 ose në postën elektronike skopje@unicef.org.