Qytetarët

DHURO 100 DENARË NË 070/075/077 
143 555

Pesë vitet e para të jetës janë më të rëndësishme [link to tab Важноста на ран детски развој] për zhvillimin e tij fizik, emocional, social dhe intelektual. Gjithçka ndodhë në atë periudhë të shkurtër të jetës – zhvillohen emocionet dhe konceptimi i botës, krijohen bazat e gjuhës dhe vjen deri te zhvillimi i trurit. Por, njësoj e rëndësishme është se në këto vite krijohet baza e vlerave dhe e sjelljes në vitet e mëvonshme.

Bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm në jetën e fëmijës dhe, nëse lëshohet kjo mundësi, atëherë ajo lëshohet përgjithmonë. Thënë shkurtimisht, fëmijët që vonohen në fillim të jetës, e kanë vështirë ta kompensojnë atë vonesë.

Fëmijët e vegjël e arrijnë potencialin e tyre më të lartë zhvillimor nëse që nga fillimi vendoset lidhje e fuqishme emocionale me të rriturit edhe nëse ata rriten në kushte të sigurta dhe të shëndosha, që u krijojnë mundësi të ndryshme për mësim dhe zhvillim.

Fëmijët që kanë stimulim cilësor në organizimin e programeve parashkollore dhe në shtëpi, në fëmijërinë e hershme janë më të suksesshme në të gjitha sferat e jetës së përditshme. Kjo vlen për të gjithë fëmijët, por aq më shumë për fëmijët e familjeve të margjinalizuara.

Megjithatë te ne vetëm një nga pesë fëmijët ndjek program parashkollor. Përveç kësaj disa prindër nuk e vërejnë rëndësinë e zhvillimit holistik te fëmijët e tyre dhe nuk dinë ta nxisin atë.
Me ndihmën tuaj dëshirojmë t'u japim më shumë mundësi fëmijëve dhe prindërve.

Bashkojuni Fondacionit T-Mobile Maqedoni dhe përkraheni programin e UNICEF-it për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

Secilin denarë që do ta dhuroni ndihmon në përmirësimin dhe zhvillimin e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç.

UNICEF-i e arrin këtë përmes:

  • Bashkimit të komunave [link to tab Bashkohu me ne] në hapjen e qendrave të reja për zhvillim të hershëm të fëmijëve [link to tab Bashkohu me ne] në vendet dhe bashkësitë ku ato janë më shumë të nevojshme.
  • Trajnimit të edukatorëve në qendrat për zhvillim të hershëm dhe çerdhet e fëmijëve për realizimin e metodave më bashkëkohore për zhvillimin holistik të fëmijërisë së hershme.
  • Përpunimit të materialeve për ndihmë të prindërve dhe përkëdhelësve/kujdestarëve për punë me fëmijët në shtëpi