Si përdoren mjetet e dhuruara?

UNICEF menaxhon me të gjitha mjetet e mbledhura në fushatën “5 të parat janë në botë më të mbarat”. Këto mjete ndihmojnë për:

1. Hapja e qendrave të reja për zhvillim të hershëm të fëmijëve

Qendrat e reja për zhvillim të hershëm të fëmijëve do të hapen në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale (komunale), që sigurojnë hapësirë (ndërtesë për qendrën, që punësojnë edukator dhe i mbulojnë shpenzimet rrjedhëse.

Donacionet tuaja do të ndihmojnë:

  • që të mbulohen shpenzimet për rregullimet më të vogla ose për përshtatjen e hapësirës;
  • për pajisjen e qendrës me mobilie;
  • për pajisjen e qendrës me lodra, materiale dhe pajisje për mësim;

2. Trajnimi i edukatorëve në qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe çerdhet për fëmijë

Donacionet tuaja do të ndihmojë që:

  • të trajnohen edukatorët në qendrat e reja për zhvillim të hershëm të fëmijëve për zbatimin e metodave më bashkëkohore të zhvillimit të hershëm të fëmijës
  • të trajnojnë edukatorë në qendrat aktuale për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe në çerdhet e zgjedhura për fëmijë për zbatimin e metodave më bashkëkohore për programe cilësore dhe mirë të organizuara
  • të përcillen dhe të ndihmohen me mentorë punëtorët profesionale në çerdhet e zgjedhura për fëmijë dhe në qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

3. Mbështetja e prindërve që të mësojnë shkathtësi më të mira prindërore

Donacioni juaj do të ndihmojë që:

  • të përgatiten, përpunohen dhe shpërndahen materiale edukative që ashtu t’u ndihmohet prindërve dhe përkëdhelësve/kujdestarëve që ta nxisin zhvillimin e hershëm të fëmijëve në shtëpitë e tyre.
  • të përgatiten, përpunohen dhe shpërndahen materiale edukative adekuate për moshën e fëmijëve.

 

 

Посетувајте ја редовно оваа веб-страница за постојано да добивате најсвежи податоци за нашите заеднички резултати