U hap një qendër e re për zhvillim të hershëm fëmijëror në fshatin Debresh

FSHATI DEBRESH, GOSTIVAR 24 SHTATOR, 2014: Falë qendrës së re për zhvillim të hershëm fëmijëror në kuadër të iniciativës “Pesë të parat janë më të mbarat”, tani një pjesë e fëmijë nga mosha 3 deri në moshën 6 vjeçare të fshatit Debresh kanë mundësi të vizitojnë programe cilësore parashkollore.

Me prerjen solemne të shiritit, qendrën zyrtarisht e shpallën të hapur z. Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe dr. Bertran Demuoln, përfaqësues i UNICEF-it.

“Falë bashkëpunimit me Fondacionin e UNICEF-it dhe T-Mobile-it për Maqedoni u kemi krijuar kushte fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeçare të marrin pjesë në edukimin parashkollor. E ardhmja e çdo familje dhe çdo shteti mbështetet në arsimin e fëmijëve. Shpresoj se standardi i punës në këtë qendër për zhvillim të hershëm fëmijëror do të jetë në nivel të barabartë me institucionet për edukim parashkollor në vendet e BE-së. Ne planifikojnë më shumë qendra për zhvillim të hershëm fëmijëror edhe në ambientet e shkollave tjera”, deklaroi. Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit.

“Pesë vitet e para të jetës janë mundësi unike për zhvillimin e fëmijëve dhe për formësim të themeleve të jetës së tyre, deklaroi dr. Bertran Demuoln, përfaqësues i UNICEF-it. “Fëmijët, të cilët edukohen me këta programe cilësore për edukim parashkollor, tregojnë rezultate më të mira në shkollë fillore, madje më vonë gjatë jetës kanë më shumë gjasa të korrin suksese. Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror paraqesin një mënyre të lehtë, që të gjithë fëmijët të përfshihen në edukimin parashkollor,” potencoi ai.

Deri para disa kohësh mundësia e vetme për komunat, që ta zgjerojnë fushëveprimin e shërbimeve parashkollore ishte themelimi i kopshteve për fëmijë. Tani me Ligjin e ri për mbrojtje të fëmijëve mundësohet, që komunat të themelojnë qendra për zhvillim të hershëm fëmijëror si alternativë ekonomike të kopshteve për fëmijë.

Përveç faktit që ka siguruar hapësira në shkollën fillore “Faik Konica”, bashkësia lokale njashtu do t’i mbulojë shpenzimet e rrogës së kuadrit edukativ si dhe shpenzimet rrjedhëse të qendrës, ashtu që qendra në fjalë do të jetë falas për të gjithë fëmijët e fshatit.

Një pjesë e donacionit të Fondacionit T-Mobile është përdorë për pajisjen e qendrës me mobile, lodra dhe materiale mësimore, si dhe për trajnim të edukatoreve në përzgjedhjen e metodave më bashkëkohore për zhvillim të hershëm fëmijëror. Qendra e hapur në Debresh është qendra e gjashtë me radhë e hapur me mjete financiare të dhuruara nga Fondacioni T-Mobile për Maqedoni në kuadër të iniciativës “Pesë të parat janë më të mbarat”. Deri në fund të vitit do të hapen edhe tre qendra të këtilla në mjediset rurale në komunat, të cilat para disa kohësh iu bashkëngjitën kësaj iniciativ. – Qendra Zhupa në Qendrën Zhupa; Ratavica në Probishtip dhe Radojca Noviçiç në Ohër.

Mësoni më shumë në www.prvite5.mk ose na ndiqni në www.facebook.com/prvite5.mk dhe https://twitter.com/prvite5.