Si t’i ndihmoj fëmijës sim?

Shkolla e parë e jetës është shtëpia, ndërsa mësuesit e parë dhe më të rëndësishëm për fëmijët janë prindërit. Fëmijët fillojnë të mësojnë menjëherë pas lindjes. Së pari “gjuajnë” përfundime” për sjelljen e të tjerëve ndaj tyre dhe përreth tyre, nga ajo që e shohin, që e dëgjojnë dhe e përjetojnë. Fëmijët janë “të lindur për të mësuar”.

Nëse fëmijët më të rritur në shkollë përvetësojnë dituri, që janë të ndara në lëndë të caktuara – matematikë, fizikë ose, për shembull, biologji, fëmijët e vegjël mësojnë nga gjërat që i rrethojnë kudo që të gjenden.

Dituria e përvetësuar është konstruksion që ndërtohet nga përvojat që i arrijnë ata duke zbuluar lidhje ndërmjet lëndëve dhe njerëzve që i rrethojnë. Të vetëdijshëm për këtë, prindërit orvaten çdo ditë që t’i nxisin fëmijët në përvetësimin e diturive të reja – i nxjerrin në shëtitje, bisedojnë me ata, u parashtrojnë pyetje dhe kërkojnë përgjigje për të parë se si dhe sa është mbindërtuar dituria e tyre.

Periudha kur arrihet përvoja e hershme kërkon nga të rriturit përkushtim nga më shumë anë. Gjithçka që është betejë e tyre e përditshme për t’u siguruar kushte të mira për rritjen e fëmijëve të tyre, më vonë do të dëshmohet si e vlefshme: ushqimi, sigurimi i shtëpisë dhe veshjes, koha që e kanë kaluar me fëmijët derisa janë rritur, kujdesi për mbrojtje nga sëmundjet, koha e ndarë që fëmijët të jenë me fëmijë të tjerë, inkurajimi i fëmijëve që të bisedojnë me njerëz të mjedisit të tyre, bisedat që u kanë ndihmuar të ndjehen të sigurt në ndonjë vend të panjohur...

Të përkushtuar në përparimin e tyre, në komunikimin e përditshëm me fëmijët, të rriturit zbulojnë një det mundësish, me të cilat mund t’i nxisin dhe t’ua lehtësojnë zbulimin e diturive të reja dhe përvetësimin e shkathtësive të reja.

Mosha e mëvonshme do të dëshmojë se sa ka qenë e rëndësishme të investohet te ata – të përmbushet nevoja e tyre për të luajtur dhe për të hulumtuar, që të ndjehen se janë të dashur dhe të sigurt, që të jenë të pavarur, të marrin role udhëheqëse dhe të jenë të qëndrueshëm në atë që e kanë filluar. Gjithë kjo e nxit zhvillimin e fëmijës në mënyrë gjithëpërfshirëse ose, thënë profesionalisht, në “mënyrë holistike”.

Derisa janë shumë të vegjël, fëmijët përvetësojnë dituri përmes kontakteve të tyre me njerëz dhe me gjëra të mjedisit të tyre, duke i vërejtur gjërat që përsëriten. Në vitet e mëvonshme, shumicën e përvojave i arrijnë përmes shoqërimit dhe kontakteve me më të rriturit dhe me fëmijët e moshës së tyre.

Në këtë faqe do të gjeni 15 broshura, të cilat ofrojnë këshilla dhe ide se si ta nxisni zhvillimin e hershëm të fëmijës suaj përmes aktiviteteve të thjeshta të përditshme, të cilat mund t’i praktikoni në shtëpinë tuaj.

Me sukses dhe — buzëqeshje!

Agresioni te fëmijët
Fëmijët dhe shkrimi
Lëvizja dhe muzika
Lojëra me rërë
Lojëra e kukullave me numërim të gishtave
Marrja e vendimeve
Receta për mësim të hershëm
Prerja me gërshërë
Ejani të shkruajmë
Modelet gjeometrike
Grafiku i pemëve ose perimeve
Lëvizja e trupit
Gjatë larjes (në vaskë, pishinë...)
Receta për kulaçe që nuk piqen
Çka mungon?