Zgjidhni institucion cilësor për fëmijën tuaj

Fëmijët e vegjël hyjnë në çerdhet e fëmijëve dhe në qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve me kureshtje të madhe për të hulumtuar dhe për të mësuar gjëra të reja.

Rrugën që e kalon secili fëmijë derisa zhvillohet është thuajse e njëjtë për secilin prej tyre – për shembull, secili fëmijë së pari mësohet të ulet, e më vonë të ecë, – por, te fëmijë të ndryshëm proceset mund të ndodhin në moshë të ndryshme. Kështu, disa fëmijë fillojnë të flasin në ditëlindjen e parë, e disa pak para ditëlindjes së dytë.

Se në çfarë mase dhe me çfarë cilësie i ndihmohet fëmijës të zbulojë dhe pranojë dituri të reja derisa është i vogël, në familje dhe në çerdhet për fëmijë, në masë të tillë do të lëvizë edhe zhvillimi i fëmijës në fëmijërinë e hershme.

Çerdhet e fëmijëve ose qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijës, që punojnë sipas Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm [linkto …] kanë edukatorë që kanë kaluar trajnime për të punuar sipas atyre përvojave në praktikën e përditshme. Se në çfarë niveli është puna e tyre, këtë do të mund ta dalloni lehtë kur të hyni në hapësirat e qëndrimit të fëmijëve aty.

Në kushte të tilla do të gjeni edukatorë që përdorin mënyra të ndryshme për mësimin e fëmijëve të vegjël, hapësira pune në të cilat fëmijët me plot interes marrin pjesë në aktivitete, ndërsa edukatori orvatet me mënyra të ndryshme ta zgjojë interesin e secilit fëmijë për të mësuar gjëra të reja dhe që të përvetësojë shkathtësi të reja.

Regjistrimi i fëmijës në çerdhe të fëmijëve ose në qendrën për zhvillim të hershëm të fëmijës është një ndryshim i madh në jetën e përditshme dhe një sfidë e madhe për secilin fëmijë. Se si do ta pranojë fëmija ndryshimin, kjo varet shumë nga cilësia e punës në institucion – si ndikon ndryshimi ndaj fëmijës dhe a do ta pranojë fëmija shpejt mjedisin e ri social.

Institucionet që mëtojnë drejt shërbimeve cilësore përdorin mënyrë gjithëpërfshirëse ose, thënë profesionalisht, “mënyrë holistike”. Për ata është sfidë që bashkë me mësimdhënien ta nxisin edhe iniciativën e fëmijëve, ndërsa përvetësimi i diturive dhe shkathtësive të reja ta kultivojë kreativitetin e tyre, vetëbesimin dhe dëshirën për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja.

Në kushte të tilla fëmijët e pranojnë lehtë atë që është e re, një përditshmëri ndryshe, lehtë vendosin miqësi me fëmijët e tjerë dhe me edukatorët, lehtë i shprehin ndjenjat e tyre dhe lehtë gjejnë zgjidhje për situatat e paparashikuara. Këtë më së miri do ta vëreni nga relacioni i fëmijëve, që tashmë janë të inkuadruar në programin e institucionit, ndaj jush ose ndaj fëmijës suaj si persona të rinj në hapësirën e tyre.

Se sa e meriton një institucion besimin tuaj, këtë do ta shihni edhe nga detajet që në shikim të parë duken të parëndësishme, me të cilat ai do t’ju presë. Vini re në: punimet e fëmijëve në këndet ekspozuese, vizatimet në pano, rregullimin e oborrit, ngjyrat me të cilat janë ngjyrosur raftet e këpucëve dhe çantave, paraqitjen e të punësuarve, melodinë e bisedës së tyre.

Informohuni mirë, ndiqeni zërin e zemrës dhe bëhuni të urtë!